“Harku Opozitar Euro-Atlantik”, Alibeaj: Sistemi zgjedhor e politik të ndryshojë rrënjësisht

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, në fjalën e tij në  tryezën “Harku Opozitar Euro-Atlantik” ka hedhur akuza kundrejt qeverisë duke deklaruar se kërkon të rrëzojë opozitën me propozimin për votimin me postë të diasporës.

Alibeaj u shpreh se PD e ka bërë propozimin e saj, për sistem proporcional kombëtar, lista tërësisht të hapura dhe votë elektronike të diasporës.

Testi ndaj të cilit është i vendosur cdo deputet është ky: me dorën e vet do të votojë një sistem i cili e vendos në pasiguri karrierën politike, apo do ruajë të konservojë karrigen e vetë në mënyrë të pamerituar.

Ky është paradoksi ku deputetët ndodhen, tashmë që ne kemi bërë ofertën tonë në nëntor.

Unë besoj se tryeza të tilla, përccimi i këtyre ideve te publiku dhe krijimi i një mase kritike besoj se është rruga më e mirë për miratimin e këtij ndryshimi rrënjësor të sistemit zgjedhor e politik. S’mund tu kërkosh atyre që me dorën e tyre të votojnë fundin e karrierës, rrëzimin e karriges në Parlament përmes sistemit të listave të hapura, përmes dhënies së mundësisë që diaspora të votojë, që shqiptarët të joshen të votojë se me shumë gjasë kjo votë nuk do shkojë për shumicën dërrmuese të deputetëve në Parlament, por duan të rrëzojnë këtë kasë politike. Kjo është arsyeja përse është bërë një front për t’i vendosur këtë limit, këtë pengesë sistemit politik të deritanishëm”, tha Alibeaj.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com