“Ndjeja keqardhje për vajzën”/ Julia flet për divorcin nga burri

Pas përfundimit të spektaklit, Julia dhe Egla kanë ndarë histori të jetës së tyre. Julia ka treguar për divorcin nga bashkëshorti dhe përjetimin.  Aktorja shprehet se ndarja nuk ka ardhur si shkak i një tradhtie, por ishte një gjë që duhet të mbaronte.

Pjesë nga biseda me Eglën:

Julia: Nuk i kam folur kurrë keq vajzës për babanë sepse unë zgjodha ta bëj fëmijën me atë. Nuk ishte një rastisi, por mbi të gjitha zgjodha të bëj fëmijë me të. Fëmija nuk bëhet me këdo, do e kesh gjithë jetën. Nuk është aventurë, kam qenë 28-vjeçe, por kam zgjedhur që babai i fëmijës tim, të ishte ai që ishte. Para se të ndahesha bëra edhe një tentativë të fundit të bëja edhe një fëmijë të dytë, në një farë mënyre sfidova veten duke thënë “nëse do mbetem sërish shtatzënë, nuk do të ndahem me këtë njeri. Por shenjat që më erdhën, ishin që kjo gjë duhet të mbaronte dhe kjo gjë mbaroi.

Egla: Më vjen keq sido që të jetë historia jote me burrin.

Julia: Jo unë nuk e kam vuajtur atë historinë, jam ndjerë e keqardhur vetëm për vajzën sepse më është dukur sikur e kam hequr nga komoditeti, nga të mirat, nga babai etj. Por për veten time nuk kam ndonjë keqardhje për veten time apo dhimbje etj etj. Mendoj që cikli ishte mbyllur, kishte mbaruar prandaj erdhi ndarja, nuk erdhi se rëndon. Njerëzit më pyesin kush tradhtoi, nuk ka pasur tradhti fare, ka qenë  gjëja që as e kam menduar. Unë mendoj që dy njerëz rrinë se për përveçse duhen, kanë këndvështrime të njëjta, pastaj kur shikon pas disa vitesh që ti shikon në një drejtim dhe partneri jot është një drejtim tjetër. “Arsyeja pse erdhi ndarja nuk është diçka kaq banale sa tradhtia, këndvështrimet ishin të ndryshme, por s’kanë qenë as dhunë, as ofendim, as mungesë respekti, as tradhti, asgjë nga këto që ndoshta janë të zakonshme në jetë dhe njerëzit mund ta kapërdijnë. Nëse do të ishte ndonjëra nga këto edhe mund ta kapërdija, nuk e di se si do të reagojë.

Është kollaj të thuash “nuk e fal tradhtinë”, se njeriu fal shumë për dashurinë, familjen. Por kur shikon që kjo gjë do të vazhdojë dhe nuk do të çojë askund, ti do të vazhdosh të jesh e palumtur dhe kjo do të reflektohet tek fëmija, është më mirë që secili të shohë rrugëtimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com