“Rrezik rus edhe për Europën”, Kuleba: Nuk kemi kërkuar kurrë trupa të huaj në Ukrainë

Ukraina nuk ka kërkuar kurrë trupa luftarake në territorin e saj. Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitri Kuleba në një intervistë për median italiane Quarta Republika. Kuelba u përpoq të mbronte deklaratën e Macron për dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë, duke theksuar se lideri francez ka kërkuar të bëhet më shumë për Ukrainën.

“Presidenti francez, ka nisur një debat shumë të rëndësishëm. Kur Macron foli për ushtarët në terren, liderët e BE-së u kapën nga paniku. Macorn ka tentuar të shprehë se nuk mjafton më të trajnosh ushtra ukrainas jashtë Ukrainës siç po ndodh por duhet bërë në Ukrainë. Ne kurrë nuk kemi kërkuar trupa ushtarake në Ukrainë, jemi krenar për ushtarët tanë”, tha Dmitri Kuelba, Ministri i Jashtëm i Ukrainës.

Zyrtari i lartë i Ukrainës paralajmëroi Europën se nëse nuk ka bashkëpunim më të fortë me Ukrainën, ushtria ruse mund të sulmojë vendet e Bashkimit Europian.

“Ky konflikt po ndodh në Evropë dhe Evropa nuk është pjesë e konfliktit, por Rusia mund të sulmojë vendet evropiane ose NATO-n në çdo kohë dhe ju duhet të jeni gati. Nëse ushtarët e huaj do të mbërrinin në Ukrainë, ata nuk do të kishin mjaftueshëm artileri apo mjete të blinduara, disa gjëra mungojnë. Kjo është ajo që thotë Macron: mënyra më e mirë dhe më efikase është të ndihmojmë ushtarët ukrainas të mposhtin Putinin”, tha Dmytro Kuleba, Ministri i Jashtëm ukrainas.

Zhvillimi i dorneve të Ukrainës, për ekspertët ushtarak shikohet si çelësi për superioritet të Kievit ndaj forcave ruse, por fitorja e Vladimir Putin në zgjedhjet e së dielës i ka dhënë Moskës një avantazh në fushën e betejës dhe lideri rus është zotuar që të vazhdojë me operacionin e tij ushtarak.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com