“Pasuria ime”/Adriana Matoshi rikthehet tek fëmijët pas operacionit të 3-të

Aktorja dhe njëherësh deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi pak ditë më parë kaloi me sukses operacionin e tumorit të tru. Ka qenë vetë Matoshi që përmes një mesazhi prekës në rrjete sociale ka njoftuar diagnostikimin për herë të tretë me sëmundjen e rëndë.

Pas kësaj, aktorja nga Gjilani theksoi se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ka arritur që ta mposhtë edhe këtë herë. Së fundmi, artistja duket se është rikthyer tek fëmijët teksa ka ndarë një fotografi pranë tyre.

“Pasuria ime”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com