Influencuesja e krijuar nga Inteligjenca Artificiale do të prezantojë “Ishullin e të Famshëve” në Spanjë. Alba Renai nuk ekziston vërtetë, por do të jetë prezantuesja e re e versionit spanjoll “Supervivientes”, reality-show me personazhe VIP.
Falë AI, në vetëm gjashtë muaj ajo kaloi nga hapja e një profili në Instagram, në drejtimin e një programi televizive. Alba është nga Madridi dhe është 24 vjeç. Shtatori 2023 nuk është vetëm dita kur ajo u shfaq në rrjetet sociale, por edhe data e saj e lindjes
Që atëherë, Alba ka dokumentuar rrugëtimin e saj si një influencuese dixhitale në Instagram.
Nga java e saj e parë e modës në Milano deri tek udhëtimi në Korenë e Jugut, nga intervistat me influencuesit e tjerë, në pjesëmarrjen “live” në çmimet GenZ.
Alba ka qenë kudo, ka marrë pjesë në evente në të gjithë botën dhe ka mbushur me përmbajtje llogaritë e saj.
Përveç Instagram, ajo mund të gjendet edhe në TikTok, Threads, Facebook dhe Youtube.
Influencuesja, megjithatë, nuk është perfekte: lëvizjet e buzëve nuk i përgjigjen gjithmonë fjalëve, të cilat ndonjëherë vijnë me vonesë. Mbetet për t’u parë si do të jetë performanca e saj në “Supervivientes”, teksa për herë të parë vjen një prezantuese AI.