14-vjeçarja që u martua me 35-vjeçarin nga Divjaka, një një lidhje telefonike me “Shqipëria Live” në Top Channel ka kërkuar që të ribashkohet me partnerin, i cili ndodhet në burg me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve me të mitur.
Mes lotësh, ajo kërkoi që të ribashkohej me 35 vjeçarin pasi sipas saj vetëm aty ndihet e lumtur dhe e sigurt. Ajo thotë se në familjen e saj ka qenë e dhunuar nga babai dhe nga xhaxhai herë pas herë.
Mes familjeve ka patur konflikte dhe sipas saj prindërit i kanë thënë “Nuk je më vajza jonë” .
“U njoha me burrin në treg. Araniti nuk e dinte moshën time, i thashë jam 17 vjeç. Familja ime nuk ishin dakord me këtë marrëdhënie dhe vendosa të largohem. Nuk mendoj asgjë, dua të iki vetëm të shtëpia e Aranitit. Un prindërit e tij i shoh si prindërit e mi. Vetëm dasma ka qenë momenti më i bukur, kemi shumë momente të bukura por ky është më i bukuri. Arsyeja është se nëse shkoj te ta do jem më e qetë dhe nuk do jem me këtë stres që kam. Unë dua ai ai të dalë nga burgu se nuk e [kuptoj se për çfarë arsye… u bë dhe mediatike se kjo më shqetëson dhe më shumë. Se kuptoj pse u bë në këtë lloj akti. Nuk e quaj fajtor”-tha 14-vjeçarja.
E do Aranitin?
“E kam dashur dhe do vazhdoj ta dua. Jam shumë e bindur. Dua të jem me të, kjo është dëshira ime”-tha 14 vjeçarja.
“Duhet të kesh besim që drejtësia do të funksionojë dhe e dyta ki më shumë ëndrra dhe dëshira për vete të kesh një profesion dhe një punë”-këshilloi psikologja.
Aranit Arapi nga fshati Kryekuq i Divjakës është vënë në pranga nga policia mbrëmjen e 10 janarit të këtij viti. Prangosja e tij u bë në banesë pasi prej 10 muajsh ishte në një lidhje me një vajzë 14-vjeçare. E mitura që prej muajit mars të vitit të shkuar jetonte me familjen e djalit ndërsa këta të fundit kishin bërë edhe dasmë. Lidhja është kundërshtuar vazhdimisht nga prindërit e vajzës të cilët e kanë denoncuar rastin në polici. 34 vjecari është shoqëruar disa herë nga uniformat blu, por më pas është lënë i lirë gjatë kësaj periudhe. Prindërit e djalit thonë se vajza ka qëndruar në shtëpinë e tyre me dëshirë ndërsa diçka të tillë e ka shprehur edhe para policisë. Thonë se as ata dhe as djali nuk kanë qenë në dijeni të moshës së saktë të vajzës. Pas arrestimit të 34-vjeçarit, e mitura është larguar nga banesa e tij dhe është nën asistencën e psikologëve dhe sociologëve.
/f.s