Droni “kap mat” shkelësit në Tiranë, Policia Rrugore: Siguria fillon me përgjegjësi

Policia Rrugore e Tiranës ka regjistruar disa raste të shumta të shkeljeve rrugore. Veçanërisht bëhet fjalë për makina që kthehen majtas në kundërshtim me rregullat, si dhe motorë që qarkullojnë në korsinë e biçikletave.

“Këto veprime jo vetëm që rrezikojnë jetën e shoferëve dhe kalimtarëve, por dëmtojnë edhe kulturën tonë të qarkullimit rrugor”, thotë policia.

“Siguria fillon me përgjegjësi”, shton policia, duke theksuar se respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nuk është vetëm detyrim ligjor, por edhe përgjegjësi ndaj vetes e të tjerëve.

“Qëllimi ynë është të nxisim reflektim dhe ndryshim në sjelljet rrugore. Ne ftojmë çdo përdorues rruge në trafik të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e tyre dhe të kontribuojë në një mjedis më të sigurt rrugor për të gjithë. Le të jemi modeli i ndryshimit që duam të shohim”, thekson policia.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com