Një sherr brutal është regjistruar në Rodos të Greqisë. Pas konfliktit verbal, të rinjtë kanë përshkallëzuar sherrin në përdorimin e thikave. Si pasojë e ngjarjes është plagosur një 25-vjeçar. Autorët dyshohet se, janë dy të rinj me origjinë nga Shqipëria.
Në fillim ka pasur një sherr verbal mes 25-vjeçarit dhe një 17-vjeçari shqiptar, por më pas situata ka agravuar në plagosje. Si pasojë e sherrit festimet për karnavalet u ndërprenë. I plagosuri nuk është identifikuar ende, njoftojnë mediat greke.
Dy shqiptarët ende të paidentifikuar janë vënë në pranga, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për të zbardhur shkaqet e konfliktit.
/f.s