Morën peng 19-vjeçarin në garazhin e një pallati, lihen në burg dy të rinjtë në Lezhë

Dy të rinjtë e arrestuar më 12 mars, pasi morën peng dhe mbajtën në garazhin e një pallati një 19-vjeçar në Rrëshen, me qëllim për ta grabitur do të qëndrojnë në burg pa afat.

Mateos Brozi, 20-vjeç banues në Rrëshen dhe Ergys Tusha 19 vjeç, banues në Durrës u njohën dje me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtari Renis Sheshi pranoi kërkesën e prokurorisë duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy të rinjve në flagrancë dhe vendosi ndaj tyre masën e sigurisë arrest në burg për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.

Sipas burimeve, 19-vjecari i cili u mor peng dhe Mateos Brozi, ishin të njohur me njëri-tjetrin. Brozi pretendonte se 19-vjeçari ia kishte borxh lekët.

Dy të rinjtë e arrestuar të martën, pasi morën peng dhe mbajtën në garazhin e një pallati një 19-vjeçar në Rrëshen, me qëllim për ta grabitur do të qëndrojnë në burg pa afat.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com