Tentoi të largohej, u qëllua pranë një magazine, detaje nga vrasja e Gentjan Bejtjas

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e ish-punonjësit të burgjeve, Gentjan Bejtjas, gjatë ditës së sotme.

Sipas burimeve mësohet se fillimisht është qëlluar në drejtim të tij në momentin që ndodhej në oborrin e banesës.

Më pas ai ka tentuar të largohet në pjesën e pasme të shtëpisë pranë një magazine, vend në të cilin më pas ekzekutuar.

Në banesë ka qenë vetëm bashkëshortja e tij pasi fëmijët i ka larguar që prej atentatit të korrikut të viti të shkuar.

Po ashtu, është gjetur në fshatin Hasan në afërsi të Fushë-Krujës makina me të cilët dyshohet se është përdorur nga autorët. Ndërkohë vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com