Një juri në Michigan mori një vendim të padëgjuar më parë të enjten, teksa dënoi dhe shpalli fajtor James Crumbley, djali i të cilit vrau katër nxënës në një shkollë të mesme të Michiganit në vitin 2021.
Ai u dënua për katër akuza për vrasje të pavullnetshme, një rast që sipas ekspertëve mund të përbëjë një precedent të rëndësishëm për përgjegjësinë e prindërve të vrasësve në shkolla.
Muajin e kaluar, nëna e sulmuesit, Jennifer Crumbley, u dënua për të njëjtat akuza, duke u bërë prindi i parë që u cilësua përgjegjëse për një vrasje masive të kryer nga fëmija.
Në argumentet gjatë gjyqit, prokurorët thanë se James Crumbley ishte “shumë neglizhues”. Ai bleu një armë SIG Sauer 9 mm për djalin e tij katër ditë përpara sulmit, injoroi shëndetin mendor të djalit të tij dhe nuk mori u kujdes për të parandaluar tragjedinë e parashikuar, thanë prokurorët.
Sipas tyre, të shtënat mund të ishin parandaluar nëse James ose Jennifer Crumbley do të kishin dëgjuar rekomandimin e një këshilltari shkolle dhe do ta kishin nxjerrë djalin e tyre nga shkolla ditën e të shtënave, apo nëse do t’u kishin përmendur punonjësve të shkollës se sapo i kishin blerë një armë.
Ethan Crumbley, atëherë 15 vjeç, vrau katër studentë dhe plagosi gjashtë të tjerë si dhe një mësues në shkollën e mesme të Oksfordit më 30 nëntor 2021. Ai u dënua vitin e kaluar me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht.
Vendimet e prindërve tërhoqën vëmendjen e opinionit publik, teksa testonin nëse dhe si prindërit mund të mbahen drejtpërdrejt përgjegjës për një vrasje masive. Por vendimet e kësaj natyre mbeten të rralla.
Avokatja e prokurorisë Karen Mcdonald u tha juristëve se nuk është e vërtetë se “gjetja e Crumbley fajtor për neglizhencë të madhe do të rezultonte në një akuzë penale për çdo prind që nuk e di se çfarë po bën fëmija i tyre në çdo kohë, pasi Crumbley nuk u përball me “të njëjtat sfida normale si të gjithë prindërit.