Tre persona janë vënë në pranga në Tiranë pasi u kapën me kanabis. Operacioni i koduar “Four” çoi fillimisht në pranga një 31-vjeçar i cili u kap gjatë një kontrolli të policisë. Atij iu gjetën sasi kanabisi me vete.
Më pas është ushtruar kontroll në banesë ku u gjetën edhe një 40-vjeçar dhe një 30-vjeçar. Aty u gjetën dy thasë me kanabis me peshë 10 kilogramë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/a.r