“Krimi i organizuar i ka kërcënuar familjen”, për cilin Prokuror foli sot Altin Dumani?

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ka lëshuar deklaratën e fortë duke bërë me dije se një prokuror është kërcënuar.

Gjatë takimit të parë të nismës më të re të dialogut mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing”, Dumani ka pohuar se krimi i organizuar ka kërcënuar me jetë familjen e një prej prokurorëve, duke mos dhënë më tepër informacione lidhur me këtë.

Kreu i SPAK, thekson se njerëzit e drejtësisisë janë imunë dhe të përgatitur për t’i përballuar këto situata.

“Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar , jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi , sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që ti përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyre”, mësohet të ketë thënë Dumani.

Kujtojmë se prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu pretendon se është kërcënuar nga banda e Laert Haxhiut. Nga ana tjetër edhe prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi është marrë në mbrojtje pas dëshmisë së dhënë nga një i penduar i drejtësisë sa i përket çështjes “Haxhiu”.

Nuk dihet nëse Dumani iu referuar pikërisht këtyre rasteve apo ndonjë kërcënimi të ri.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com