Dita e sotme ka qenë një ditë tepër e tensionuar për banorët e ‘BBV3’, sidomos për një prej banoreve.
Bëhet fjalë për Eglën e cila është përfshirë në shumë ‘përplasje’ dhe debate me banorët e shtëpisë.
Teksa të gjithë janë ulur të darkojnë së bashku, Egla ka qëndruar dhe është ulur të hajë e vetme. Ka qenë Romeo i cili ka bërë një gjest shumë të bukur dhe e ka thërritur në tavolinë Eglën.