Çikago, mbahet Dialogu Mediatik Global i organizuar nga CMG-ja

Të mërkurën u zhvillua në Çikago të ShBA-së Dialogu Mediatik Global me temën “Kina në pranverë”, i organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës në bashkëpunim me Këshillin e Përgjithshëm të Tregtisë të Kinës në ShBA .Në aktivitet mbajtën videofjalime presidenti i CMG-së Shen Haixiong dhe ambasadori i Kinës në ShBA Xie Feng. Gati 100 të ftuar nga qarqet politike, të biznesit e akademike, zhvilluan diskutime mbi investimet në Kinë dhe bashkëpunimin ndërmjet Kinës e ShBA-së .

Në fjalimin e tij, z. Shen Haixiong u shpreh se vjet ekonomia kineze, me një rritje prej 5.2 %, ka kontribuuar për 1/3-tën e rritjes ekonomike globale. Sipas një sondazhi global të kryer nga CGTN-i, 93.1 % e të pyeturve e pranuan se ekonomia kineze ka elasticitet të fortë dhe hapësirë të madhe rritjeje. “Nuk duhen humbur mundësitë që ofron Kina. Kina e ardhshme do të jetë përsëri Kinë!”, tha Shen. Ai u zotua se CMG-ja, si grupi më i madh mediatik në botë, do të vijojë të shërbejë si urë për të krijuar kanale shkëmbimesh e kontaktesh midis dy popujve.

Në fjalimin e tij, ambasadori Xie Feng u shpreh se sivjet është 45-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe ShBA-së. Me këtë rast, presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu amerikan Joe Biden i kanë përcjellë njëri-tjetrit mesazh urimi, duke theksuar angazhimin për të stabilizuar dhe zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe. Sipas përfaqësuesit diplomatik të Kinës në ShBA, pala kineze është e gatshme të bëjë përpjekje së bashku me palën amerikane, duke mbledhur energji pozitive për shkëmbime dhe bashkëpunim dhe duke krijuar pengesa kundër ndërhyrjeve, për zhvillimin e marrëdhënieve kino-amerikane në mënyrë të qëndrueshme, të shëndetshme e të vazhdueshme, në bazë të respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë. Ai shprehu mirëpritjen që edhe më shumë ndërmarrje amerikane të investojnë në Kinë

Ish-ambasadori amerikan në Kinë, Max Baucus, vuri në dukje se ShBA-ja dhe Kina duhet të respektojnë njëra-tjetrën, duke kërkuar rrugë dhe metoda për bashkëpunim e duke lënë mënjanë ndryshimet. Ai tha se, gjatë mandatit të tij në Kinë, ka dëshmuar rolin e pazëvendësueshëm të shkëmbimeve ndërmjet të rinjve në nxitjen e njohjes dhe të besimit të ndërsjellë midis dy vendeve.

Në dialog, të ftuarit zhvilluan diskutime edhe mbi bashkëpunimin ekonomiko-tregtar kino-amerikan, shkëmbimet arsimore, mundësitë e tregut kinez, perspektivat e zhvillimit etj.
1586 media të më shumë se 70 vendeve e rajoneve të botës, si ShBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Spanja, Japonia, Koreja e Jugut etj., kanë njoftuar për këtë aktivitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com