Pas daljes nga ‘BBV3’, Silvi flet për herë të parë për raportin me Erjolën

Silvi është banori i cili la shtëpinë më të famshme mbrëmjen e së martës. Siç është parë ai ka qenë i komentuar nga publiku për ‘afrimitetin’ që ai ka patur me një prej banoreve të shtëpisë.

Bëhet fjalë për Ejolën dhe sonte për TAR ai ka zbuluar më tepër rreth kësaj çështjeje:

‘Dashuritë më të bukura lindin në kohë lufte kanë thënë. Aty gjatë gjithë kohës ka qenë luftë që nga dita 1. Të paktën ajo ka pasur problemin e saj me atë pjesën e hallvës me Ilnisën, tani isha në një nominim me shoqen e saj të ngushtë që rrinte më shumë aty brenda dhe ishte midis dy zjarreve le të themi. Ne kemi shprehur një pëlqim dhe thamë do ta shohim. Unë nuk e dija që ishte pritur kaq shumë jashtë. 

Besoj do të ishte shumë herë me e besueshme nëse do të lindte me kohën. Ndoshta dy javët e para të mija aty brenda duhet që t’i kisha orientuar më tepër tek loja ime personale.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com