Gjykata e Lartë vendosi që çështja e “21 janarit” t’i kalojë prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Kolegji penal i Gjykatës së Lartë pasi dëgjoi relatimet dhe mbajtur parasysh vendimin e Strasburgut 2023 lidhur me zgjidhjen efektive vendosi ndryshimin e vendimit të gjykatës së Apelit, ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe urdhëroi Spak që të regjistrojë hetimet për çështjen e “21 Janarit”.
Seanca cila nisi në orën 13:00 u përfshi nga debate mes gjyqtarit Sokol Binaj dhe prokurorit të Posaçëm, Alfred Shehu, ku ky i fundit kërkoi nga trupa gjykuese të rrëzonte rekursin.
Ilir Panda: Prokuror kam dy pyetje. Siç duket nga aktet ju keni kryer dy veprime. Cilat janë ato?
Shehu: Kemi kërkur informacion nga Prokuroria e Tiranës.
Ilir Panda: Nën prizmin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut, ju e shikoni ndryshe aktin e Prokurorisë së Posaçme.
Shehu: Organet duhet të bëjnë hetim të plotë. Ky procedim po kryhet nga prokuroria.
Sokol Binaj: Edhe për drejtuesit, edhe për zinxhirin drejtues kush do ta hetojë, kujt i takon.
Alfred Shehu: Po heton Tirana.
Sokol Binaj me zë të lartë: Flitet për zinxhirin drejtues, a keni përgjegjësi?!
Shehu; S’kanë dalë subjekte të posaçme.
Sokol Binaj: S’po flas për subjekte të zakonshme, zinxhirin?
Shehu: Në rast se ata gjejnë shpallin mos kompetencën dhe e sjellin.
Sokol Binaj: KPP parashikon dy mënyra disponimi të prokurorit. Ke detyrimin para një kallzimi t’i përgjgjesh me të gjitha rekuizitat. Nuk ka rrëzohet. Nuk pranohet jep argumentat. Kjo hap rrugën që palët të shkojnë ata ku duhet të shkojnë në lidhje me kërkesat e tyre.
Shehu: Në kodin e procedurës penale nuk parashikohet.
Binaj: Jepi përgjigje. Kallëzimi vjen dhe regjistrohet.
Shehu: Ky disponim i Prokurorisë është vlerësuar edhe nga gjykata.
Sokol Binaj: Është kjo shkresë.
Shehu: Ky kallzim nuk është regjistruar. Ai kallëzim është vlerësuar nga një prokurori tjetër.
Binaj: S’ka asnjë pengesë që për një çështje penale të hetojnë disa prokurori, një, dy, tre, katër, pesë. Por mbi bazën e regjistrimit penal dhe jo me shkresa, dërgo shkresa sa andej-këtej. Jo pa patur asnjë mjet procedurial në dorë.
Prokurori i Spak, Alfred Shehu: I qëndrojmë argumentave tona. Shkresa jonë është një shërbesë administrative, nuk ka ankim ndaj shkresave. Gjithashtu këto vendim i Shkallës së Parë dhe Apelit na japin të drejtë, për këto arsye kërkojmë mos pranimin e rekursit.
/f.s