Jetesa ‘e tmerrshme’ e grave me perioda në Gaza

Menaxhimi i periodave të grave mes sulmit të Izraelit në Gaza është ekstremisht i vështirë.

Pesë muaj pas luftës, pothuajse të githë të bllokuarit në territor janë të uritur dhe ka pak akses në ujë të pijshëm të pastër, kanalizime ose energji elektrike.

Gratë dhe vajzat në Gaza po përdorin mënyra të pasigurta për të menaxhuar periodat e tyre mes mungesës së madhe të produkteve dhe kushteve katastrofike.

Disa gra të zhvendosura që jetojnë në Rafah janë aq të dëshpëruara sa po presin copa të vogla të tendave në të cilat mbështeten për t’u strehuar nga të ftohtit dhe shiu për t’i përdorur si zëvendësim për produktet e nevojshme, duke rrezikuar infeksionin.

Mungesa e ujit do të thotë se mbajtja e pastërtisë është pothuajse e pamundur, me gratë që na thonë se kanë shkuar për javë të tëra pa dush.

OKB-ja vlereson se rreth 700,000 gra dhe vajza në Gaza kanë cikle menstruale, të cilat ato po përpiqen t’i menaxhojnë me pak privatësi ose akses, tualete ose ujë të pastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com