Kulluri: Nuk e njoh partinë e Agron Shehaj! Ai shfaqet dhe zhduket në politikë në mënyrë frekuente

Edvin Kulluri, sekretari për marrëdheniet në Partinë Demokratike, ishte këtë të premte në “Barometri” në Euronews Albania ku foli për lëvizjen politike të Agron Shehaj.

Agron Shehaj, deputet i Partisë Demokratike prej kohësh ka publikuar një lëvizje të re si një rrjet organizimi qytetar të quajtur #Next You.

Kulluri tha se ende nuk e njeh këtë lëvizjendërsa shtoi se shikon dy probleme te figura e Agron Shehajt si politikan.

“Së pari unë nuk e njoh dhe besoj se edhe njerëzit nuk e njohin. nuk e di çfarë lëvizje është edhe në kuptimin strukturor edhe të artikulimit. Shikoj që është e njëjta kurbë si tre personazhet e tjera. Si fenomen vlen i njëjti diskutim si për Lapajn, Qorin dhe Shabanin. Pikëpyetjet fillojnë te vota, që është edhe interesi fundor i sondazhit.

Zoti Shehaj ka një avantazh te disa mosha dhe te ata që janë të prirur për të votuar djathtas. Populli opozitar nuk ka më besim te Berisha dhe te Basha siç e ka pasur. Por zoti Shehaj ka dy probleme serioze që do e shoqërojnë gjatë gjithë kohës se është edhe çështje historie e kapaciteti e çdokujt. Së pari është jo konsistent, është sporadik.

Ai shfaqet dhe zhduket në politik në mënyrë frekuente, tashmë është mënyrë sjellje, kjo është mënyrë sjellje dhe është disavantazh i madh. I mungon konsistenca sepse i mungojnë bindjet e thella.

E dyta që më shqetëson mua është mbi të gjitha mungesa e betejave konsistente brenda Partisë Demokratike, nëse ai do ishte përballur me Sali Berishën do kishte kuota më të mëdha. Fakti që ai u fut në garë përballë Bashës por jo përballë Berishës tregon pasiguri. Në politik, karakteri është gjëja më e rëndësishme”,-tha Kulluri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com