“Ti preke me dorë babain”/ Dalin pamjet e dhunës brenda Pallatit Mbretëror

Janë publikuar pamjet e dhunës brenda Pallatit Mbretëror. Siç shihet në video Princ Leka përplaset me ish-vjehrrin dhe njëkohësisht filmon skenën. Më pas vjen Elia e cila i bërtet duke e akuzuar se ka dhunuar të atin.

“Ti ke prekur me dorë babin tim? I ke gjuajtur babait tim 70 vjeç”, bërtet Elia.

Princi Leka: Nuk kam prekur asgjë me dorë.
Elia: Ti ke prekur me dorë babin tim?! I ke gjuajtur babit tim, 70 vjeç babi im
Princi Leka: Mos më prek!
Elia: Ti falsifikator! I ke gjuajtur babait tim. Si mund të prekësh me dorë prindin tim që të ka mbajtur me bukë. Të rrahësh ti babin tim.
Princi Leka: Au
Elia: Unë do të të çoj në gjyq ty. Mos më bëj viktimën. Do të të çoj në gjyq ty, falsifikator. Diplomat i ke falsifikuar…I ke thënë shtetit shqiptar që ti ke bërë shkollë, ti nuk ke shkollë. Ti je pa shkollë, ti ke 4 klasë shkollë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur dje, kur Princi pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spital, ka kërkuar edhe urdhër-mbrojtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com