Ndarja Heidi-Romeo: Ndonjëherë e shikon veten duke u lënduar

Në ‘Prime-n’ e sotëm është sqaruar paksa dhe ‘ndarja’ që çifti Heidi dhe Romeo kanë patur me njëri-tjetrin gjatë pasdites së sotme.

Heidi dhe Romeo u thirrën prej Ledionit në dhomën e rrëfimit, ku Romeo sqaroi me detaje situatën dhe u shpreh: ‘Ndonjëherë e shikon veten duke u lënduar… E kam shumë të vështirë të flas për Heidin sepse është njeriu i vetëm më i dashur dhe që mund të flas këtu brenda dhe për mua është shumë e vështirë.

Nuk dua që këtë vajzën ta vras me fjalët që nxjerr nga goja por në momentet e para që unë kam pasur konflikt me të ka qenë tek butoni, dhe unë bëj pyetje por nuk marr përgjigje dhe kjo gjë më mërzit.Kur diskutojmë një gjë hapet një gjë dhe biem prapë në gropë.Ti je në plan të parë çfarë fokusi të bëj akoma unë?

E kam shumë të vështirë komunikimin në shtëpi dhe në këtë moment sepse kjo gjë nuk është lojë. Unë e di që ka kamera, nuk do doja kurrë që kjo goca të qante. Kur të tjerët më thonë që po i ushtroj presion Heidit mua kjo gjë më ngarkon shumë!’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com