Të pathënat e vitit 97’/ Ish-deputeti Braho: Ngjarje historike të mbushura me gjak. Berisha duhej…!

Të pathënat e vitit të mbrapshtë 1997 u diskutuan sot me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Spartak Braho në “Frontline” në Report TV.

Braho i quan ato ngjarje historike, ku secila prej tyre ishte e mbushur me gjak.

“U shoqëruan me mbi 300  të vrarë. Por është vit i ngjarjeve historike. Apo siç i quan një kolegu juaj, gjurmë të historisë.

Çdo ngjarje është e mbushur me gjak. Ka nevojë edhe për saktësime. Ajo puna ndaj atentatit ndaj Berishës nuk është e saktë. Në atë periudhë kam qenë drejtues i PS në Durrës. Edhe në Durrës ngjarjet filluan të agravojnë. Është falimentimi i Sudes dhe disa firma piramidale.

Natyrisht i justifikoi edhe thënia e Berishës që ky është lek i pastër. Kur në fakt ishte fenomen mashtrimit. I provuar më parë edhe në vende të tjera që nuk kishte justifikim ekonomik. Të fusësh 1 edhe të marrësh 3 ishte bllof. Klima ekonomike ishte e tejskajshme negative.”, tha Braho.

Braho shton se këto firma piramidale u stimuluan nga ish-presidenti në atë kohë Sali Berisha.

“U stimulua veçanërisht nga mbrojtja që u bëri këtyre firmave Sali Berisha. Ndodhi katrahura. Përgjegjësia u pa në zgjedhjet  e qershorit të 97 ku humbja ishte shumë e thellë.”, shton Braho

Këto ngjarje u hetuan nga një komision hetimor por më pas nuk kishte hetime nga prokuroria.

“Duhet të ishte hetuar. U krijua një komision hetimor. Isha së bashku me zotin Ngjela drejtues i këtij Komisioni. Hetuam tërë shkaqet pse ra shteti në 97. PS në atë kohë me vonesë hyri për të drejtuar apo për ta shfrytëzuar këtë rast politikisht.

Demonstratën e parë e bëmë në Tiranë nën drejtimin e profesor Rexhep Meidanit. Madje profesor Rexhepi  u thirr në prokurori dhe u tentua të hetohej për organizime të mitingjeve të paligjshme.”, shpreh Braho./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com