Alba pezullohet nga “Përputhen”, pasi ‘u kap mat’ jashtë programit

Alba është pezulluar nga programi “Përputhen” pasditen e sotme, pasi dje në rrjet qarkulluan disa fotografi të saj me një djalë misterioz. Vedati, djali me të cilin ajo ka pasur më shumë takime në program, tha se ka mbyllur gjithçka me të.

Përgjatë rrugëtimit të saj në Përputhen ajo është quajtur si vajza e fortë, inteligjente, pozitive, por gjithashtu edhe shumë e ftohtë me djemtë e programit.

Pas daljes nga xhirimet e “Përputhen” ajo është fotografuar me një person anonim në një parking në bllok. Siç e shihni tek fotot makina është me targa angleze, gjë të cilën ajo e përmendte shumë në program.

Dyshohet se Alba mund të ketë lidhje me këtë person pasi që edhe në emision ka qenë gjithmonë e akuzuar nga konkurrentet që ajo mund të ketë lidhje jashtë, dhe pse Alba e ka mohuar gjithmonë duke thënë “Të isha në lidhje, kurrë nuk do rrëzoja krenarinë e mashkullit tim, për pak famë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com