“Jeta ime është një telenovelë”/ Rrëfimi mes lotësh i Rikes

Rike Roçi ka bërë një rrëfim prekës për fëmijërinë dhe jetën e saj mes Shqipërisë dhe Italisë si dhe sakrificat e emigrimit. Mes lotësh ajo ka treguar periudhën kur babai i saj punonte në Itali derisa më pas ju bashkua me motrën dhe nënën.

Kjo e fundit për shkak të një aksidenti është plagosur rëndë dhe për një 1 vit ka qëndruar në spital. Motra e madhe është kujdesur gjatë kësaj periudhe të vështirë për të dhe vëllain e vogël, ku siç thotë askush nuk duhet ta kuptonte që ata ishin vetëm pasi mund t’i shkëputnin nga familja.

“Rikja derisa ishte në Shqipëri e vogël deri në klasën e parë ka qenë një fëmijë shumë i lumtur por i mungonte diçka që ishte prezenca e babait të saj. Jam rritur në vitet e para të fëmijërisë time duke e dëgjuar babain tim nga ana tjetër e telefonit. Kemi qenë gjithmonë unë, mami, motra derisa pastaj vendosëm për disa herë për të marrë rrugën për në Itali. Derisa arritëm, kisha prezencën e babit por nuk kisha më atë qetësinë për shkak të fëmijëve të tjerë ndaj meje në shkollë. Nuk kam qenë një fëmijë i lumtur. Ndonjëherë kur je në vendin tënd ke më shumë mundësi. Kur ikën në një vend të huaj në fillim e ke shumë të vështirë. Babai na tha se do kemi më shumë durim nuk kthehemi në Shqipëri, do ja dalim dhe kështu më prishi pak fëmijërinë time. Motra ka qenë gjithmonë gjysma ime. Pastaj kur lindi vëllai ne e kemi bërë të pamundurën të mos i mungojë asgjë.  Mami u aksidentua dhe ka ngelur në spital për më shumë se një vit. Kisha babin, por s’kisha mamin. Ai rrinte në spital me mamin. Edhe kemi kaluar një kohë që kemi qenë vetëm, unë motra dhe vëllai i vogël. Nuk kemi treguar asnjëherë që po qëndronim vetëm se mund të na thërrisnin të asistencës sociale për të na marrë. Motra ka qenë më e logjikshme më e pjekur se unë, ajo është më e fortë se unë. Është telenovelë jetë ime”, trregoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com