Mesazhi në kasollen varrezë/ Kush është kuptimi i “Eni Milioneri 1 000 000 $”

Një mesazh i shkruar në murin e kasolles ku u varros Pëllumb Meta e shton akoma më shumë misterin e ngjarjes së rëndë në Durrës.

Mesazhi që është shfaqur pasi trupi i viktimës është larguar nga vendi ku ishte varrosur është një nga elementët shtesë që po hetohet.

“Eni milioner – 1 milion dollarë”, është mesazhi i shkruar me spraj në mur. Mendohet se ai i referohet djalit të madh të familjes Meta, Hysenit, i cili shkurt thërritet Eni.

Krahas mesazhit, verifikime po kryhen edhe lidhur me një furgon që ndodhej në oborrin e shtëpisë së familjes Meta dhe një skaf.

Dyshohet se mesazhi ka lidhje me planet për shitjen e tokës që familja Meta ka në zotërim, për të cilën ka pasur dhe debate me familjarëve.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com