Turma njerëzish po mblidhen në Moskë për funeralin e liderit të opozitës, Alexei Navalny që mbahet ditën e sotme.
Prani e shtuar policore raportohet në qytet, me efektivë të maskuar që janë stacionuar pranë varrezave të Borisovskoje në Moskë, ne një lagje periferike ku ka jetuar Navalny.
Në rrugën drejt kishës janë vendosur shumë gardhe metalike ndërsa dhjetëra makina të policisë janë parkuar pranë zonës.
Ceremonia do të transmetohet live ne kanalin e YouTube, siç bëri të ditur një zëdhënëse ndërsa nuk dihet se sa do të jenë pjesëmarrësit e lejuar.
Qindra rusë janë arrestuar vetëm pse kanë vendosur lule nëpër qytet për të përkujtuar Navalnyn. Lideri opozitar rus, vdiq në një koloni penale në Siberi ku po vuante dënimin me 19 vite burg për akuza të motivuara politikisht.
Pak detaje janë publikuar mbi shkakun e vdekjes, por bashkëshortja e tij Julia pretendon se 47-vjeçari ishte vrarë me urdhër të Putinit.
/a.r