Fationi rendit arsyet pse duhet të fitojë ‘BBV3’

Si lidere të shtëpisë për këtë javë u zgjodh Rike Roçi, ndërsa produksioni e vuri sot përpara një zgjedhjeje. Ajo duhet të zgjidhte 6 banorë të cilët i shikon për në finale dhe çdokush prej tyre duhet të jepte disa cilësi që duhet të kishte fituesi i këtij formati.

Një prej tyre ishte dhe Fation Kuqari i cili u shpreh kështu:

‘Pse duhet ta fitoj unë ‘Big Brother-in’ dhe nuk do bëj kurrë kompromis për këtë gjë ta di që do dal të shtunën nga shtëpia, pasnesër le të dal, nuk do të bëj kurrë kompromis, besoj se e keni parë të gjithë.E para, jam super i drejtë, e dyta, kam bërë gabime i pranoj por di të reflektoj, jam burrë.E treta, kurrë nuk e ha kërcënimin, nga i pari tek i fundit flas në lojë këtu brenda, s’ma mbyll dot gojën askush nga ju.Disa nga ju e kanë parë shumë mirë çfarë do të thotë në momentin që merresh me mua përsa i përket argumentit, nuk i tërhiqem kurrë argumentit tim nëse kam të drejtë.Unë këtu e kam thënë gjithmonë që drejtësia duhet të jetë shumë e pastër, shumë shumë e pastër përsa i përket këtyre gjërave, dhe unë prandaj duhet ta fitoj këtë ‘Big Brother’ për këto arsye.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com