Ndahet nga jeta Kenneth Mitchell, aktori i “Star Trek” dhe “Marvel”

Kenneth Mitchell, një aktor i cili u shfaq në serialet “Star Trek: Discovery” dhe “Captain Marvel” të Marvel është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Ai humbi jetën në moshën 49-vjeçare.

Vdekja e Mitchell u konfirmua ditën e sotme në një deklaratë të shpërndarë në faqen e tij të verifikuar në Instagram. “Njoftojmë ndarjen nga jeta të Kenneth Alexander Mitchell, babait të dashur, burrit, vëllait, xhaxhait, djalit dhe mikut të dashur”, thuhet në postim.

Mitchell portretizoi shumë personazhe në episode të ndryshme të “Star Trek: Discovery”. Ai gjithashtu luajti si Eric Green në “Jericho” të CBS dhe në filmin e Marvel 2019 “Captain Marvel”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com