Vranë dhe varrosën babain/ ‘Krushqit’: Meta s’donte ta fejonte vajzën

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me vrasjen e Pëllumb Metës në Durrës. Në një dëshmi të dytë, sipas Policisë, vajza ka treguar se bashkë me nënën, Blerina Meta, e cila është tronditur nga ajo që ka parë, kanë pastruar gjakun e lënë pas nga vrasja e Pëllumb Metës nga djali Hysen Meta.

Ndërkohë grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pëllumb Metës ka pyetur dhe familjen me të cilën dyshohet se viktima do të lidhte krushqi, duke dhënë vajzën e tij Hygertën për djalin e E.Q. Por kjo e fundit ka deklaruar se Pëllumb Meta nuk ka qenë dakort pasi u ka thënë se vajza po ndjek studimet.

Hygerta Meta pasi kishte pranuar se ishte ajo që kishte vrarë babain, u tha hetuesve se e kreu krimin pasi i ati donte ta fejonte pa dëshirën e saj me një djalë që jetonte në Itali por më pas u zbulua se vrasja ishte kryer nga vëllai i madh Hyseni.

Por me dëshminë e dhënë nga familja e djalit , ata kanë deklaruar në polici se Pëllumb Meta nuk ishte dakort.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com