Teksa ishin duke biseduar në oborr, Romeo dhe Ilnisa kanë diskutuar lidhur me marrëdhënien që Ilnisa ka krijuar brenda shtëpisë, atë me Meritonin.
E pyetur nga Romeo nëse Ilnisa do e vazhdojë dhe pasi të dalë prej shtëpisë këtë marrëdhënie, ajo është përgjigjur duke thënë se mendon që po, por Romeo e ka kundërshtuar.
Romeo: Po jo mendoj o zemra, s’duhet të ishte kjo përgjigja
Ilnisa: E di si është puna? Unë jam duke e njohur.
Romeo: Dua të ta them në sy! Unë nuk mendoj se do e vazhdoje.
Ilnisa: Po mirë ti ke mendimin tënd, unë jam duke e njohur.