Loja me pyetje që ka organizuar produksioni po bëhet gjithnjë e më shumë interesante. Banorët duhet të lexojnë pyetjet e shfaqura në monitor dhe të japin përgjigje të sinqerta dhe pa u ndikuar nga marrëdhënia me njëri-tjetrin. Pyetja e radhës që u shfaq në monitor kishte të bënte me banorin që mund të jetë fitues i këtij edicioni:
Kush ka më shumë gjasa të fitojë Big Brother?
Ja si përgjigjen disa prej banorëve:
Ilnisa: Për arsye logjike të fortë, për arsye durimi të hekurt, për arsye tolerance të jashtëzakonshme edhe për arsye humori fin, Meritoni.
Meritoni: I bie sikur të luaj ping-pong, por Ilnisa për shkak të përgatitjeve edhe njohurive që ka. Mendoj Ilnisa ose Gazi.
Rike: Fationi e meriton.
Juli: Ledjona për shkak të kauzës që përfaqëson.
Sara: Për mua do të doja të ishte Juli ose Vesa. Vesa mendoj që është nga ato personazhet që surprizon nga mesi i lojës.
Heidi: Romeo sepse është njeri që vepron me zemër
Egla: Unë mendoj që fituese është Egla, në qoftë se nuk është Egla, Gazi.
Romeo: Unë mendoj Heidi sepse është një vajzë e dashur dhe ka fytyrën e një fitueseje.