Lufta “për pastrimin e mbetjeve në Shqipëri” të organizatës Feto, të klerikut Fetullah Gylen, të cilën Ankaraja e akuzon për veprimtari terroriste dhe si përgjegjëse të grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016, ishte pjesë e diskutimeve që u zhvilluan të martën në mbrëmje, 20 shkurt në Ankara ku kryeministri Edi Rama ishte në një takim zyrtar me Presidentin turk Tayyip Erdogan.
Kryeministri Edi Rama duke folur jashtë selisë së PS-së Ramatha se institucionet që janë mbyllur kanë qenë ato që nuk kanë qenë në përputhje me ligjin. Ai nënvizoi se institucione të tilla do të vijojnë të mbyllen ska rëndësi se të kujt janë, pa përmendur ‘Gylen’ apo ‘Feto’ apo dhe Erdogan.
“Në Shqipëria janë mbyllur më shumë se kaq. Janë mbyllur në bazë të rregullave dhe institucione që ju mund ti quani kështu apo ashtu por ata nuk kanë qenë në përputhje me ligjin e republikës së Shqipërisë dhe do të vijojnë të mbyllen kudo qofshin e të kujtdoqofshin, e kushqofsh që u del në mbrojtje apo u vë etiketa të caktuara”/m.j