Graciano Tagani largohet nga ‘BBV3’

Balerini Graciano Tagani ka lënë shtëpinë e ‘Big Brother Vip3’ mbrëmjen e sotme.

Në një nominim tepër të fortë, ai ishte më i votuari në televotim, duke lënë kështu garën në mes.

Ai nuk përshëndeti asnjë prej banorëve, dhe në momentin që mbërriti në studio zbuloi se nuk kishte një biletë kthimi.

Sakaq në televotim për mbrëmjen e së shtunës do të jenë të gjithë konkurrentët djemë të këtij formati, një zgjedhje kjo e vendosur prej Sarës, e cila mbrëmjen e sotme u vendos përballë ‘Kutisë së Pandorës’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com