‘Skenë krimi’ para kryeministrisë, hetuesit mbledhin provat e militantëve të Berishës që sulmuan policinë, mbërrin edhe Balla

Policia e Shtetit dhe hetuesit kanë shkuar para kryeministrisë ku po mbledhin provat që lanë militantët e Berishës të cilët në fund të protestës së Rithemelimit kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të godinës, mbi kokat e policëve të bërë gardh përballë tyre.

Përpara kryeministrisë ka shkuar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Do te kete ndalime, perderisa ekspertet e kriminalistikes kanë mbërritur përpara kryeministrisë për të mbledhur provat ne vendngjarje.

Kjo pasi protestues të Rithemelimit sulmuan punonjësit e policisë dhe hodhën molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, pas fjalës virtuale të mbajtur nga Sali Berisha./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com