Sfidë e re/ Pa ushqim, ujë apo gjum? Ja kë zgjodhën banorët

Banorët e shtëpisë më të ndjekur ‘BBV3’ janë vënë përballë një tjetër sfide shumë të vështirë mbrëmjen e sotme, një sfidë kjo e cila lidhet me buxhetin.

Deri sa të kenë një njoftim të dytë prej produksionit, ata do të qëndrojnë ose pa ujë, ose pa ushqim, ose pa pa gjumë, kjo varet në zgjedhjen që banorët do të bëjnë.

Pas diskutimeve të shumta mes tyre u vendos që të qëndrojnë pa ujë deri kur ‘Vëllai i Madh’ të nxjerri një njoftim të dytë.

Menjëherë pas vendimit që konkurrentët morën, Ledjona ka bllokuar të gjithë lavamanët e shtëpisë. Uji do të jetë i disponueshëm vetëm në tualete dhe për të pirë, pishina është automatikisht e ndaluar, dhe larja e duarëve poashtu.

Se sa do ti rezistojnë banorët kësaj sfide mbetet për t’u parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com