Një mesazh dëgjohet në BBV, a i rezistoi Juli sfidës së ‘Vëllait të Madh’?

Sfida e ‘Vëllait të Madh’ në ‘BBV’ këtë herë ka sjellë përjetime dhe emocione të forta. Zëra, video, objekte, apo njerëz që vijnë nga jashtë do të zënë në befasi banorët por sfida e tyre është ta shmangin dhe të mos bëjnë asnjë reagim që do të cenojë shifrën e çmimit të madh.

Një mesazh zanor është dëgjuar në sfond dhe ka përlotur Julin. Djali i tij e përshëndet, i jep kurajo dhe i thotë të vazhdojë lojën pasi ata janë mbështetja e tij numër një.

“O babi të dua shumë, jam krenar për ty dhe vazhdo fort si një fitues për ne mos u mërzit fare jashtë. Të përqafoj”, dëgjohet të thotë ai.

Ky moment e ka kapur në befasi Julin i cili ndonëse u përpoq të qëndronte i fortë është përlotur, ndërsa kanë qenë banorët e tjerë të cilët janë përpjekur ta shpërqendrojnë.

Për më shumë shihni dy videot më poshtë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com