Nuk pranon ndarjen, shqiptari përndjek dhe kërcënon me vdekje ish të dashurën

Një 28-vjeçar shqiptar, me sa duket nuk ka pranuar përfundimin e lidhjes me ish të dashurën e tij dhe ka vijuar që ta përndekjë.

Për këtë aryse, ndaj shqiptarit, Karabinierët e stacionit Colleferro ekzekutuan një urdhër që e ndalon të afrohet me ish-partneren.

28-vjeçari shqiptar dyshohet për akte përndjekjeje dhe keqtrajtimi në familje.

Viktima në denoncim tha se burri, duke mos pranuar përfundimin e marrëdhënies me të, e kishte përndjekur dhe keqtrajtuar.

Konkretisht, ai fillimisht e kishte dhunuar dhe më pas i dërgonte mesazhe, në çdo kohë të ditës apo natës, me kërcënime me vdekje.

Në mbështetje të kuadrit hetimor, mesazhet, të cilat janë në duart e hetuesve ishin vendimtare për rastin.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com