Tërmet në Sarajevë, banorët braktisin shtëpitë

Një tërmet relativisht i fortë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Sarajevë. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 09:20. Sipas informacioneve të para, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua 17 kilometra në veri të Sarajevës në një thellësi prej gjashtë kilometrash.

Qytetarët e Sarajevës dhe rrethinave të saj kanë thënë se tërmeti është ndjerë fuqishëm dhe ka zgjatur për disa sekonda. Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com