Plagosi fqinjin për parkimin, vetëdorëzohet në polici 31-vjeçari në Tiranë

Autori i plagosjes së një 47-vjeçari në Tiranë, ngjarje e ndodhur pasditen e 17 Shkurtit është vetëdorëzuar në polici. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Amarildo Kamberi.

Kamberi plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, Xhevahir Kolaverin. Shkak për ngjarjen u bë një konflikt banal mes tyre për shkak të një vendi parkimi.

Policia thotë se ka sekuestruar edhe armën e përdorur për plagosjen si dhe një sasi municioni luftarak.

Sa i përket Kolaverit ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Njoftimi i policisë

Vetëdorëzohet në Polici, 31-vjeçari që plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, më datë 17.02.2024.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen dhe sasi municioni luftarak. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit në DVP Tiranë ndaluan shtetasin Amarildo Kamberi, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në rrugën “Haki Shehu”, Tiranë, është konfliktuar për motive të dobëta, me fqinjin e tij, shtetasin Xhevahir Kolaveri, dhe gjatë konfliktit e ka qëlluar atë me armë zjarri.

Si pasojë shtetasi Xhevahir Kolaveri është dëmtuar. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes, dhe sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com