Rama ndan videon / Për të gjithë aventurierët, së shpejti Zipline i parë në Theth

Mëngjesin e kësaj të Hëne, kryeministri Edi Rama e ka nisur me publikimin e pamjeve nga Thethi. Kreu i qeverisë shkruan se shumë shpejt në këtë zonë do jetë gati “Zipline”.

Mirëmëngjes, dhe nga Thethi ku së shpejti Zipline i parë në këtë zonë do të jetë gati për të apasionuarit e aventurës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook-un e tij.

Turizmi gjatë vitit 2023 kapi shifrën e 10 milionë turistëve, ndërkohë që edhe gjatë muajve të dimrit pati prurje të shumta turistësh në vend. Pritet që edhe ky vit të ketë të njëjtat bilance në këtë sektor.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com