Shqipëria “shkëlqeu” në Europianin e Mundjes, që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë me sportistin Islam Dudev. Mundësi rus i natyralizuar që përfaqësoi Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, Islam Dudaev, ia ka dalë të triumfojë në disiplinën Stil i lirë deri në 65 kg, përballë rusit Gazhdimurad Rashidov.
Ky i fundit, i ka bërë shumë rivalitet mundësit të natyralizuar shqiptar që garon për Shqipërinë.
Por në fund, Dudaev ka siguruar një triumf historik me rezultatin 2-1, që i ka dhënë atij dhe Shqipërisë medaljen e artë në Europianin e Mundjes, duke e konfirmuar edhe këtë të fundit si një nga sportistët më të mirë të kësaj disipline.
Rezultatet fantastike të Dudaev janë sinjale premtuese për medaljen e parë Olimpike të Shqipërisë në Paris 2024.