S’i del e keqja, pas ‘sqarimit’ Olsi thumbon sërish Ledionin

Përmes një postimi në Instagram mbrëmjen e djeshme Olsi Bylyku ka reaguar për herë të parë për eliminimin e papritur dhe rrugëtimin e tij të shkurtër në “Big Brother Vip”.

Ai ironizoi autorët e “BBV” dhe vuri në dyshim vërtetësinë e tyre. Aktori i humorit u shpreh se nuk mund të dilte përtej vetes së vetë përtej pritshmërive që sipas tij produksioni kishte.

Mirëpo duket se nuk e ka lënë me kaq “kalvarin” e kunjave. Sot ai ka reaguar për komentet negative që ka marrë tek postimi sqarues, ku thotë se janë po të njejtët që komentojnë se moderimi i ‘BBV3’ është më i mirë se i çdo viti tjetër, një thumb sërish për prezantuesin Ledion Liço.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com