EMRAT/ Plagosi me thikë 55-vjeçarin në Kavajë, arrestohet pas disa orësh i riu

Një 55-vjeçar u plagos me thikë paraditen e sotme (17 shkurt) në Kavajë.

I plagosuri i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën është identifikuar si Ilir Kazazi.

Pas disa orësh në arrati, policia ka arrestuar autorin Armando Shtini, 22-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/ Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 5 Kavajë, dyshohet se shtetasi I. K, 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas të pa njohur, ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com