‘Roza mblodhi vajzat kundër’/ Reagon familja e Heidit

Një debat me tone të larta ka ndodhur së fundmi mes dy konkurrenteve të ‘BBV3’, Heidit dhe Rozës. Kjo e fundit ka mbledhur në oborr të gjitha vajzat e tjera duke i kthyer kundër Heidit dhe duke i bërë gati të flasin në mbrëmje, pra në ‘Prime-n e sotëm.’

Ky moment është bërë publik dhe kjo video po qarkullon kudo, sakaq komentet ka qenë të pafundme.

Mirëpo një reagim ‘i heshtur’ ka ardhur prej familjarëve të Heidit.

Nëpërmjet dy ripostimeve të fansave të Heidit, ata përcjellin një mesazh, se sa i turpshëm është ky gjest që vajzat po bëjnë kundrejt saj. E gjithashtu sesa ‘i papërgjegjshëm’ është produksioni i këtij formati që i ka bërë bisht këtyre situatave pasi kjo gjë ka ndodhur dhe javë më parë dhe asnjë video nuk është transmetuar në ‘Prime’ për t’u diskutuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com