Në banesë me pistoletë, municion luftarak dhe jelek antiplumb, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Handle” është arrestuar 62-vjeçari me iniciale Xh.Ç., banues në Mëzez të Tiranës.

Policia njofton se gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Mëzez, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë, krehër, municion luftarak dhe një jelek antiplumb.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i policisë:

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Handle”.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Mbante në banesë, armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe jelek antiplumb, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Handle”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Ç., 62 vjeç, banues në Mëzez, Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e 62-vjeçarit, në fshatin Mëzez, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe një jelek antiplumb.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com