Policia e Ekuadori ka sekuestruar 122 blloqe kokaine, disa prej tyre me emblemën e flamurit shqiptar. Në pranga ka rënë Jonathan M., 37 vjeç, pasi transportonte drogën me një kamion.
Efektivët e El Guabo vunë re qëndrimin e dyshimtë të drejtuesve të dy kamionëve dhe një furgon gjatë operacioneve, duke u dhënë atyre udhëzime për të ndaluar. Shoferet e injoruan dhe shpejtuan. Ndërsa përpiqej të arratisej, një nga kamionët u përplas me një fabrikë bananesh në sektorin Santa Lucía dhe shoferi iku mes plantacioneve.
Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën thasë jute me tulla droge me shenjën “JP” dhe logon e flamurit shqiptar. Gjatë kontrollit në zonë, ata arritën të kapnin Jonathan M., i cili kishte me vete 2090 dollarë. Koloneli Juan Carlos Mafla, shefi i policisë së El Oro, përmendi se droga e sekuestruar do të dërgohej në Evropë, ku vlerësohet në 7,320,000 dollarë.
/a.r