Blinken në Tiranë, ministri Hasani: Gur kilometrik, Shqipëria ka treguar që është faktor stabiliteti!

Ministri i Jashtëm Igli Hasani në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News foli për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë.

Ministri Hasani e vlerësoi si një vizitë të rëndësishme duke thënë se e sheh si një gur kilometrik që vjen pas një angazhimi të rëndësishëm që ka treguar Shqipëria.

“Një ditë e gjatë një ditë e bukur. Një gur kilometrik që vjen pas një angazhimi të rëndësishëm që pati Shqipëria. Por edhe për të gjithë rajonin, Europën dhe marrëdhëniet me SHBA.

Shqipëria ka treguar që është një faktor stabiliteti jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Angazhimi që ne kemi vërteton një të vërtetë që duke u angazhuar me Shqipërinë, stabiliteti dhe mirëqenia janë faktorë evidentë”, ka thënë ai./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com