I pyetur pse nuk u takua me përfaqësues të opozitës gjatë vizitës në Tiranë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se kishte patur mjaftueshëm takime gjatë ditës së sotme duke përmendur takimin me të rinjtë, Begajn si dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë.
“Kam pasur një mundësi të takohesha me një sërë njërëzish e grupe të ndryshme përvec kryeministrit ministrit të jashtëm anëtarë kabineti, personalite të reformës në drejtësi, të rinj të angazhuar në programet tona të shkëmbimit, – kur të kthehem nga darka, do takohem me një segment tjetër të shoqërisë shqiptare dhe të gjithë aktorët por mendoj që kam marrë mjaftueshëm nga kjo ditë. Sa i përket bazës ajrore, më lejoni të them se Shqipëria ka 15 vite që është bërë anëtare e NATO-s. Kur bëhet fjalë për bazën detare ne do të vazhdojmë të diskutojmë”- u shpreh Blinken.
Gjatë deklaratës, Blinken foli edhe për memorandumin e mirëkuptimin që nënshkroi me homologun e tij Igli Hasani. “Ne kemi nënshkruar memorandumin e mirëkuptimin që të na ndihmojë për një qasje të përbashkët për dezinformimin. Është e rëndësishme është që demokracitë të kenë mjetet e nevojshme. Janë trefishuar investimet në Shqipëri që nga 2019 dhe kjo do të vazhdojë. Ka potenciale të mëdha për rezervat në energji”, u shpreh ai.