Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel gjatë një takimi me kryeministrin, Edi Rama, ka përshëndetur nismën për të zhvilluar një samit rajonal Ballkan Perëndimor- Ukrainë në Tiranë.
Nëpërmjet një postimi në platformën X, Michel bën të ditur gjithashtu se edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.
“Me Edi Ramen, diskutuam rrugën përpara të Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetjen tonë gjatë gjithë kësaj rruge. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Përshëndeta gjithashtu nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë. BE është mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit për Ukrainën”, shkruan Michel.
/f.s