Ilir Koçilja, 34-vjeç është autori i vrasjes në Durrës të Halil Kokës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se autori, i cili është shpallur në kërkim rezulton me precedent të mëparshëm penal.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se 34-vjeçari rezulton se është shoqëruar më parë pasi ka bërë sherr me komshinjtë për parkimin e makinës duke i dëmtuar makinën personave të tjerë.
Policia ka marrë në pyetje 7 persona deri më tani që kanë parë ngjarjen.
/f.s